Fabrika e përpunimit të ullirit Malasi, në Syzez, Berat, e cila eksporton vaj ulliri ekstra të virgjër në Amerikë, Malin e Zi, Gjermani dhe Itali. - Farmer Portal

Fabrika e përpunimit të ullirit Malasi, në Syzez, Berat, e cila eksporton vaj ulliri ekstra të virgjër në Amerikë, Malin e Zi, Gjermani dhe Itali.

Drejtuesit e kësaj sipërmarrjeje të rëndësishme për gjithë fermerët e zonës, prej vitesh janë përqendruar në përmirësimin e teknologjisë së përpunimit, mbështetur edhe përmes programeve të financimit të Ministrisë së Bujqësisë, duke prodhuar vaj ulliri cilësor e me standarde, konkurrues jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për tregun ndërkombëtar. Fabrika Malasi ka nisur aktivitetin në vitin 1998 dhe drejtuesi i saj, Buran Malasi, shprehet se ky vit ka patur prodhimin më të mirë ndër të gjithë këto kohë që ai operon në treg. Ky është viti i dytë që fabrika eksporton në tregje të huaja dhe në vazhdim synojnë të rrisnin eksportet e vajit të ullirit edhe në tregje të reja.

https://fb.watch/jJ8iNSRChq/

Kategori Histori Suksesi