25
JulMinistria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur ndarjen e fondeve për fermerët dhe blegtorët, të cilët u shpallën fitues nga programet e mbështetjes të aplikuara për vitin 2024.
Prioriteti për disbursim janë fermerët dhe blegtorët brenda Bashkimeve të Operatorëve Bujqësorë dhe Grupimeve të fermerëve, të cilët këtë vit kanë përparësi në fillimin e financimit dhe disbursimit me 100% të vlerës së aplikimit.
Kjo skemë përfaqëson një mbështetje financiare të rëndësishme për bujqësinë dhe zhvillimin rural, e financuar nga buxheti i qeverisë shqiptare. Do të vijohet me përfitimin e të gjitha masave në vijim dhe në disbursimin sipas verifikimeve të plota.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e angazhuar për të mbështetur dhe fuqizuar fermerët dhe strukturat e bashkëpunimit bujqësor, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe rritjen e prodhimit bujqësor në vend.