Zv.ministri Jaupllari në Forumin për ushqimin në Katar: Fokus rritja e prodhimit bujqësor, ulja e kostove për fermerët - Farmer Portal

05

Oct

Zv.ministri Jaupllari në Forumin për ushqimin në Katar: Fokus rritja e prodhimit bujqësor, ulja e kostove për fermerët


Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari dhe përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, morën pjesë në Forumin e 2-të të Nivelit të Lartë "Për Sigurimin e Ushqimit", që u zhvillua nga datat 1-3 tetor, në Doha, Katar.

Fokusi kryesor i diskutimeve ishte sigurimi i ushqimit dhe siguria ushqimore, sigurimi i ujit, bujqësia organike, përpunimi për biomasë dhe energji të rinovueshme të mbetjeve bujqësore, etj.
Prezantimet dhe diskutimet u lidhen me zgjidhjet eficiente për rritjen e prodhimit bujqësor, uljen e kostove për fermerët, bujqësine organike, sigurinë ushqimore dhe përdorimin e teknologjive inovatore dhe të inteligjencës artificiale.

Zv. ministri Jaupllari zhvilloi një takim me ministrin e Bashkisë, Mjedisit dhe Çështjet e Bujqësisë, në Katar, Abdulla bin Abdulaziz bin Turki Al Subaie, me të cilin diskutoi më tej mbi çështjet dhe trendet e reja në bujqësi, që ishin në vëmendje të axhendës së aktiviteteve në forum.