Zv. Ministri Jaupllari në Korçë me grumbulluesit e ruajtjes së prodhimit të mollës - Farmer Portal

19

Jan

Zv. Ministri Jaupllari në Korçë me grumbulluesit e ruajtjes së prodhimit të mollës


Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, zhvilloi një takim me grumbulluesit e ruajtjes së prodhimit të mollës në Qarkun e Korçës. Në këtë takim ishte i pranishëm Prefekti i Korçës, Nertil Jole, dhe drejtori i Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, Vullnet Gjolla dhe grumbullues e fermerë, kultivues të mollës.

Fokusi i këtij takimi ishte diskutimi mbi shqetësimet e grumbulluesve për një sasi stoku të prodhimit të grumbulluar të mollës në këtë zonë.

Zona e Korçës dhe rrethinat përreth saj e kanë kulturën e mollës një ndër aktivitetet më kryesore dhe produktive për fermerët e qarkut. "Bashkarisht ndamë mendime mbi hapsirat për ndërhyrje dhe përpjekjet rregullatore për të zbutur ndikimin negativ të konkurrencës nga importi, të cilat Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Ministrinë e Financave do t'u vijë në ndihmë fermerëve tanë", u shpreh zëvendësministri Jaupllari.