Ministrja Denaj pjesë e delegacionit në takimit dypalësh Shqipëri-Turqi - Farmer Portal

20

Feb

Ministrja Denaj pjesë e delegacionit në takimit dypalësh Shqipëri-Turqi


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ishte pjesë e delegacionit zyrtar në takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë mes dy qeverive, i mbajtur në Ankara, Turqi, nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Forcimi i marrëdhënieve tregtare Shqipëri-Turqi dhe rritja e eksporteve bujqësore Made In Albania drejt tregjeve turke ishte një ndër pikat kryesore të diskutuara.
Si një prioritet kryesor i qeverisë shqiptare, bujqësia jonë do të përfitojë nga përvoja turke modelin e sigurimit në bujqësi, projekt i cili do të gjejë bashkëpunim të mëtejshëm me qeverinë Turke. Bashkëpunime të kësaj natyre do të forcojnë më shumë bujqësinë shqiptare për të përballuar vështirësitë klimatike dhe lehtësuar aksesin në financë për sigurimin e prodhimit bujqësor për fermerët tanë.