"Ditë fushore" në Korçë, synohet rritja e rendimentit dhe cilësisë së kultivarëve autoktonë - Farmer Portal

03

Jul

"Ditë fushore" në Korçë, synohet rritja e rendimentit dhe cilësisë së kultivarëve autoktonë


Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Korçë organizoi një demostrim fushor në fushat eksperimentale-prodhuese për kulturat: elb, grurë, patate dhe fasule, ku morën pjesë zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, përfaqësues të Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve, specialistë të AREB-SEB-it Korçë, tregtarë të imputeve bujqësore dhe fermerë të kultivimit të kulturave të bimëve të lashta dhe prashitëse në rajonin e Korçës.

Gjatë aktivitetit pjesëmarrësit vlerësuan punën e kryer nga specialistët e QTTB-së Korçë në fushën eksperimentale-prodhuese në fushat krahasuese të llojeve të ndryshme për kulturat bujqësore.

Në këtë ditë fushore specialistët njohën fermerët me kultivarët e bimëve të arave të vendosur në fushat krahasuese për të parë ecurinë e tyre, zhvillimin, qëndrueshmërinë dhe përshtatjen ndaj kushteve klimaterike si dhe prodhimtarinë e tyre. Rezultatet e arritura do të transferohen tek fermerët dhe prodhuesit për të zgjedhur kultivarët më të mirë në prodhim dhe qëndrueshmëri në kultivim të gjerë në rajonin tonë dhe mbarë vendin.

Problematika që u diskutuan në terren në lidhje me teknologjinë, si ujitje, plehërim, punime të ndryshme agroteknike në drejtim të rritjes së rendimentit dhe cilësisë së produkteve bujqësore.