Zhvillim i qendrueshem i blegtorisë, ministrja Krifca: Praktikat më të mira franceze me investime inovatore - Portali i Fermerit

25

Aug

Zhvillim i qendrueshem i blegtorisë, ministrja Krifca: Praktikat më të mira franceze me investime inovatore


Zhvillim i qendrueshem i blegtorisë, ministrja Krifca: Praktikat më të mira franceze me investime inovatore

Ministrja Krifca: Blegtori e qendrueshme mbështetur në agroturizëm dhe aktivitete të tjera ekonomike

Skema Kombëtare 2023, minitrja Krifca:Mbështetje të veçantë blegtorisë, përfitojnë të 12 mijë aplikantët

Investimet novatore në instalimin e paneleve diellore apo në infrastrukturën e nevojshme për ruajtjen e qumështit u kanë ardhur në ndihmë blegtorëve të malit të Çajupit të zhvillojnë më tej blegtorinë dhe të sigurojnë më shumë të ardhura.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca vizitoi sot një stan në majën e Çajupit, në Libohovë të Gjirokastrës, ku Pëllumbi, blegtor ndër breza, që rrit dele e dhi. Ai prodhon djathë për nevojat e veta, teksa ofron edhe fjetje e ushqim në stan, për vizitorët që mrekullohen me bukuritë e Çajupit, ndërsa qumështin që mbledh nga tufa e të imtave, e shet në baxhot e Gjirokastrës.

Pëllumbi krahas mbështetjes me subvencione nga qeveria, ka përfituar mbështetje dhe për disa investimeve novatore si në instalimin e paneleve diellore, apo tankun ftohës të qumështit, të cilat e kanë ndihmuar atë dhe blegtorët e zonës të zhvillojnë më tej blegtorinë dhe të sigurojnë më shumë të ardhura.

Kemi zgjedhur disa stane të tillë për ti mundësuar infrastrukturën energjitike që i mungonte duke instaluar panele fotovoltaikë, inverter si dhe infrastrukturë ruajtëse me tanker ftohës, çka i mundëson këtij stani, por dhe disa blegtorëve përreth që ta që ta grumbullojnë e ta ruajnë qumështin në tankerin ftohës, që merr energji nga panelet, u shpreh Krifca.

Ministrja tha se, po punohet për mbështetjen në përpunimin e qumështit dhe certifikimin e produktit drejt e nga stani.

Ajo theksoi se, fokur i mbështetjeve tone është zhvillimin i blegtorisë së qendrueshme edhe përmes aktivitetetve të tjera ekonomike dhe diversifikojnë zhvillimin .

Duam të japim modelin e mbështetjes së një blegtorie të qëndrueshme e cila mbështetet edhe me aktivitete ekonomike të tjera për blegtorët tanë, siç është dhe agroturizmi. Me mbështetjen nga MBZHR dhe me dijen e inovacionin nga praktikat më të mira blegtorale të Francës, bashkojmë këto prakitika në funksion të një realiteti shqiptar të jashtëzankonshëm, me njerëz punëdashës, për një sektor që na jep rezultate të shkëlqyera, tha Krifca.

Ministrja u shpreh më tej se, këtë model po punojmë ta shtrijmë me Institutin Francez të Blegtorisë edhe në zona të tjera duke mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të blegtorisë së imët e të qëndrueshme, duke adresuar problematikat e vërteta të këtyre sistemeve të prodhimit e duke ruajtur këtë trashëgimi e pasuri të kombit tone.

Krifca bëri të ditur se, qeveria ka dyfishuar buxhetin për blegtorinë dhe po e zgjeron atë me projekte të reja në bashkëpunim me donatorët e huaj.

Këtë vit gjithashtu i kemi dhënë prioritet blegtorisë, duke shpallur përfitues të gjithë blegtorët që kanë aplikuar në skemën mbështetëse të mbështetjes. Janë rreth 12 mijë  aplikantë dhe të 12 mijë blegtorët do ta marrin këtë mbështetje, deklaroi Krifca.

Ndërsa Vigan Dervishi, përfaqësues i projektit francez që po zbaton projektin në mbështetje të implementimit të teknologjive bashkëkohe në mbarështimin e blegtorisë dhe rritjen e prodhimit të qumështit, tha se, projekti Itinerare të gjelbërta" i dedikohet tërësisht blegtorisë shqiptare.

Ne duam të përmirësojmë mjaft elemente, por duke ruajtur gjithmonë, duke pasur në qendër të vëmendjes mbrojtjen e natyrës dhe përmirësimin e natyrës. Projekti ka si qëllim, të rrisë prodhimin dhe të promovojë logjikat territoriale të zhvillimit, tha ai.

Dervishi theksoi se projekti sjell praktikat më të mira franceze në blegtori që mund të përshtaten në Shqipëri me investime të vogla, por që mund të japin rezultate shumë më të mira.

Një investim tjetër, sipas tij është piloti agrivoltaik.

Kemi instaluar një pilot me panele fotovoltaike në mënyrë të tillë, të kalkuluar që të kullosin delet poshtë paneleve. Në toka ose në kullota të varfra kur këto panele instalohen, në këto toka që vuajnë nga stresi hidrik dhe nga thatësira gjatë verës, kemi eksperimente në Francë dhe në të gjithë botën që kullota mund të vazhdojë më gjatë e gjelbërt dhe më produktive, theksoi ai

Ministrja shprehu angazhimin dhe interesin për shtimin e praktikave të mira zoonotike, praktikave të mira blegtorale, që i shërbejnë rrugës së nisur për mbështetjen dhe rritjen e blegtorisë.

Kategori Mbeshtetje