Breshëri dëmton kulturat bujqësore në Maliq, ekspertët e Bujqësisë në terren, për vlerësimin e situatës - Portali i Fermerit

01

Oct

Breshëri dëmton kulturat bujqësore në Maliq, ekspertët e Bujqësisë në terren, për vlerësimin e situatës


Zv. ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, tha se programet e qeverisë mbështesin investimet e fermerëve, për uljen e dëmtimeve në bujqësi nga ndryshimet klimaterike.
Zv. ministri Jaupllari bashkë me Prefektin e Korçës, Nertil Jole, kryetarët e bashkive Maliq e Devoll Gëzim Topçiu dhe Eduard Duro, zhvilluan në fshatin Zëmblak, Maliq, një takim me rreth 40 fermerë, pemëtoret e të cilëve, u dëmtuan nga breshëri i rënë javën që shkoi, në këto bashki.
Jaupllari tha se, sot, përballimi i ndryshimeve klimatike me ndikim në prodhimin bujqësor, mbetet një sfidë e rëndësishme.
Dëmet e shkaktuara nga kushtet e motit në tokat bujqësore, kryesisht në pemët e mollëve në qarkun e Korçës janë në vëmendjen e strukturave të Ministrisë së Bujqësisë, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm me fermerët e prekur, u shpreh Jaupllari.
Ai bëri të ditur se, përmes Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB), Korçë, specialistët e MBZHR -së janë gjendur në terren, për të parë dëmet dhe për të përgatitur informacionin e plotë mbi situatën, me qëllim vlerësimin e trajtimin e mëtejshëm të situatës.
Jaupllari u shpreh se, disa nga mjetet parandaluese të dëmeve janë rrjetat anti-breshër, të ndërtuara tashmë në disa ferma të qarkut me financim nga programet e qeverisë shqiptare.
Ky mekanizëm i suksesshëm ka eleminuar dëmet nga kushtet klimatike dhe ne synojmë ta zgjerojmë numrin e fermave që aplikojnë këto metoda, deklaroi zv.ministri i Bujqësisë .
Përdorimi i rrjetave antibreshër lejon fermerët që të mbajnë një furnizim të vazhdueshëm në treg duke ulur rrezikun e humbjes së prodhimit, siguron rritjen e cilësisë, minimizimin e demit, uljen e shpenzimeve agroteknike, etj.

Kategori