Ministrja Denaj inspekton punimet në argjinaturën e Lumit Shkumbin dhe në Bajpasin e Hidrovorit të Tërbufit - Portali i Fermerit

01

Oct

Ministrja Denaj inspekton punimet në argjinaturën e Lumit Shkumbin dhe në Bajpasin e Hidrovorit të Tërbufit


Ndërtimi i Argjinaturës në Lumin Shkumbin do të mundësojë eleminimin nga përmbytjet e tokave bujqësore dhe zonat e banuara në bashkitë Lushnje e Divjakë.
Rikonstruksioni i Bajpasit të Hidrovorit të Tërbufit u vjen në ndihmë fermerëve të rrisin prodhimet bujqësore, duke mundësuar largimin e ujërave kullues me gravitet (rrjedhje e lirë), pa konsum të energisë elektrike.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj inspektoi këto dy objekte, ku puna vijon me ritme të shpejta për të bërë të mundur përfundimin e tyre përpara nisjes së shirave të vjeshtës.

Bashkë me kryetarin e bashkisë Josif Gorrea dhe deputetin e zonës Erion Braçe, ministrja Denaj, ndoqi nga afër ecurinë e investimeve, që do të ndikojnë shumë në jetën dhe punën e banorëvë të Sulzotaj-Adriatik dhe Kular në Divjakë.

Denaj tha se, ndërtimi i argjinaturës, një investim me vlerë 60 milionë lekë, do të mbrojë nga përmbytja nga lumi Shkumbin, të tokave bujqësore dhe zonave të banuara në bashkitë Lushnje e Divjakë. Është një investim i MBZHR që aktualisht është realizuar në 90 % të kryerjes së punimve dhe 10 përqindshin e fundit shpresojmë ta mbyllim këtë javë. Punimet në këtë argjinaturë po vijojnë për rehabilitimin e segmentit rreth 6 km, nga Sulzotaj në bregdet, për të mundësuar sjelljen e kësaj vepre në kushtet e projektit me standarde optimale.
Deputeti Braçe u shpreh, se me mbylljen e punimeve nw këtw segment, përfundon edhe rehabilitimi i plotë i kësaj argjinature në të gjithë gjatësinë e saj 20 km, që siç tha ai, "është një punë për t'u vlerësuar që i vjen në ndihmë bujqësisë dhe gjithë komunitetit".

Ministrja Denaj u ndal edhe në investimin që po kryhet në Hidrovorin e Tërbufit.
Rikostruksioni i portave në këtë hidrovor, mundëson krijimin e një rezervuari uji për të ujitur të gjitha tokat e Divjakës. Investimi në linjë elektrike modernizon ngritjen mekanike të portave, që aktualisht është manuale. Mbushja e këtij rezervuari bëhet nga hidrovori i Tërbufit, një vepër e rëndësishme që shërben për kullimin e rreth 12 mijw ha tokë në këtë zonë.
Gjatë verës kur nuk ka probleme me shirat, fermerët shfrytëzojnw këtw basen për ujëmbledhës.

Rikonstruksioni i Bajpasit të Hidrovorit të Tërbufit (strukturë me porta në krahë të këtij hidrovori), është një tjetër investim me vlerë 40 milion lekë në infrastrukturën e ujitje- kullimit, që do të lehtësojë fermerët në vaditjen dhe kullimin e tokave bujqësore, u shpreh Denaj.

Denaj theksoi se, investimet në këtë zonë të rëndësishme do të rrisin prodhimet bujqësore, të cilat mbulojnë rreth 70 % të tregut vendas, por janë zgjeruar edhe në tregjet evropiane.
Bujqësia ka vijuar trendin e rritjes së qëndrueshme të eksporteve edhe gjatë këtij viti, qw
i adresohet politikave efikase mbështetëse dhe investime në infrastrukturën vaditëse dhe kulluse, që shkojnë drejtpërdrejtë tek fermerët, kanë nxitur prodhimin vendas, rritjen e cilësisë e të standardeve dhe qasjen e një zhvillimi të ri të zinxhirit ushqimor.

Kategori