Strukturat e MBZHR-së, pjesë e nismës për Energjizimin e Administratës - Portali i Fermerit

09

Feb

Strukturat e MBZHR-së, pjesë e nismës për Energjizimin e Administratës


Strukturat e burimeve njerëzore të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i janë bashkuar nismës per Energjizimin e Administratës.
Ministria Anila Denaj, Zv.ministri, Enio Civici, dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Lavdërim Sahitaj, zhvilluan një takim me gjithe strukturat e MBZHR, ku diskutuan mbi idetë dhe kontributin e profesionistëve të gjenaeratës së re, të cilët do të duhet të adaptojnë politikat e reja në epokën kur teknologjia po ecën me hapa gjigandë.
Po punojmë për të arritur kapacitetet dhe fuqinë zhvilluese për fermerët, blegtorët, agroturizmin, akuakulturën, infrastrukturën dhe ekportet bujqësore. Për këtë nevojitet që të gjithë bashkë të jemi energjikë dhe të përkushtuar për të ofruar shërbime cilësore dhe efikase për sektorin në tërësi, tha Ministrja Denaj.
Kjo nuk arrihet vetëm, përkushtimi, kontributi dhe fryma e risive që sjell gjenerata e re do të na bëjë që bujqësinë t'a zhvillojmë bashkarisht, ishte thirrja që ministrja Denaj u drejtoi punonjësve të administratës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Kategori