Denaj: Mbështetje të drejtpërdrejtë për 207 mijë ferma blegtorale dhe shërbim veterinar falas - Portali i Fermerit

12

Feb

Denaj: Mbështetje të drejtpërdrejtë për 207 mijë ferma blegtorale dhe shërbim veterinar falas


Forcimi i zinxhirit të vlerave të qumështit ishte pjesë e diskutimit me ekspertët e FAO-s, profesorët e Universiteti Bujqësor të Tiranës UBT, përfaqësues nga shoqata të blegtorisë, partnerët ndërkombëtarë të zhvillimit dhe strukturat tona të veterinarisë dhe sigurisë ushqimore.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se do të vijojë mbështetja për sektorin e blegtorisë dhe nënproduktet e tij me financim të drejtpërdrejtë për 207 mijë ferma blegtorale në vend dhe shërbim veterinar falas.

Përmes bashkimit të operatorëve dhe rritjes së mbështetjes direkte synojmë të rrisim përmirësimin e teknikave blegtorale, duke garantuar rritjen e standardeve dhe të vlerës. Nuk ia dalim të jemi konkurrues me ferma të vogla. Duhet të bashkojmë interesat e blegtorëve dhe protokollin e njëjtë në trajtim, për cilësi të garantuar të lëndës së parë, tha ajo.

Formalizimi dhe respektimi i kontratave, vuri në dukje ministrja, është një tjetër cështje në funksion të zhvillimit të blegtorisë. Nevoja për të lidhur interesat e përpunuesit me blegtorin në një zinxhir të fortë është fokus i politikave të qeverisë.

Kategori