Blegtoria mbetet një sektor prioritar, në vëmendjen e politikave mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. - Portali i Fermerit

03

May

Blegtoria mbetet një sektor prioritar, në vëmendjen e politikave mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.


Blegtoria mbetet një sektor prioritar, në vëmendjen e politikave mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Zv. Ministri Arjan Jaupllari dhe Drejtori i Përgjithshëm i AKVMB Roland Meçe vizituan punishten e qumështit ATA në Tragjas të Vlorës.

Një investim bashkëkohor nga sipërmarrësi Taulant Sejdini i cili është rikthyer nga emigrimi
dhe zhvillon këtë aktivitet familjarisht prej 15 vitesh, me produktet kryesore si djathi i bardhë dhe ai kaçkavall.

Punishtja ATA arrin kapacitetin përpunues ditor 40 kuintal qumësht në ditë, produkt të cilin arrin ta grumbullojë nga 35 blegtorë në Tragjas,
Karaburun, Dukat, dhe Llogara.
Tashmë Taulanti po investon në një ambient të ri për të pritur turistë vendas dhe të huaj,
një mundësi për të zgjeruar më shumë industrinë e tij dhe për të vendosur në punë të gjithë kapacitetin e prodhimit.

Kategori