Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me FAO, zhvilluan seminarin dy-ditor me fokus projektin e gështënjës. - Portali i Fermerit

30

May

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me FAO, zhvilluan seminarin dy-ditor me fokus projektin e gështënjës.


Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), zhvilluan në datat 29-30 Maj, në Tropojë seminarin dy-ditor me fokus projektin e gështënjës, i financuar nga UK në bashkëpunim me FAO, me përfaqësues të MBZHR-së i kryesuar nga zv. Ministri Dhimo Kote, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, përfaqësues nga bashki të ndryshme, përfaqësues nga Kosova, ekipi i FAO-s dhe donatorët e projektit (UK & Swisscontact)
Ky seminar ofroi një mundësi për të mësuar më shumë rreth ndërhyrjeve të projektit për zhvillimin e zinxhirit të vlerës së gështenjës, kontrollin biologjik, demonstrimin e praktikave silvikulturale, si dhe identifikimin e mundësive për të shtrirë këtë ekperiencë në bashki të tjera në Shqipëri dhe Kosovë.
Gjithashtu vizituam laboratorin e ngritur në Tropojë, në kuadër të këtij projekti, për prodhimin e agjentit të kontrollit biologjik Torymus sinensis, për kontrollin e dëmtuesit Grerëza Galeformuese Dryocosmus kuriphilus. Gështenja është burim kryesor ekonomik për më shumë se 400 familje në zonat malore të Tropojës dhe ky investim do shërbej në rritjen e të ardhurave për këta banorë.

Kategori