Jaupllari, pjesë e sesionit promovues të inovacionit në mekanikën bujqësore - Portali i Fermerit

20

Jun

Jaupllari, pjesë e sesionit promovues të inovacionit në mekanikën bujqësore


Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari mori pjesë në një sesion dy ditor diskutimesh me temën "Projekt Promovimi dhe Trajnimi në sektorin e Mekanikës Bujqësore dhe Impianteve të Prodhimit të Ushqimit", që u zhvillua në ambjentet e Hotel Tirana International.

Qëllimi i këtij eventi ishte promovimi i inovacioneve dhe rëndësia e përmirësimit të teknologjisë dhe makinerive bujqësore si një hap i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit agroushqimor.

Në këtë sesion mori pjesë Ambasadori Italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, president i ICE, Mateo Zoppas, Drejtoresha e AICS Tiranë, Stefania Vizzaccaro, Drejtoresha Ekzekutive e Koorporatës së Investimeve Shqiptare, Elira Kokona si edhe ekspertë të sektorit dhe bizneseve vendase dhe italiane.

Nëpërmjet Expo Albania, u pasqyrua edhe një herë dëshira e mirë për bashkëpunim të frytshëm dhe mbështetjeje mes dy qeverive italiane dhe asaj shqiptare.

Kategori