"Festa e Grurit" promovohen produktet dhe tradita myzeqare - Portali i Fermerit

21

Jun

"Festa e Grurit" promovohen produktet dhe tradita myzeqare


Festa e Grurit në Pojan të Fierit tashmë është kthyer në traditë, ku mblodhi bashkë shumë banorë të zonës.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ishte pjesë e festës tradicionale, që përkon me një nga punët më të rëndësishme bujqësore, korrjen dhe shirjen e grurit. Ky manifestim unik kombinoi në mënyrë perfekte, traditën e prodhimit të grurit, prodhimet vendase, anifestimin e mekanikës bujqësore, trashëgiminë kulturore dhe kulinare të prodhuara nga gruri.

"Në Festën e grurit, bukës së re, produktet "Made in Albania", janë tashmë zgjedhja e parë e konsumatorëve dhe turistëve", u shpreh Denaj.
Denaj theksoi se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është e angazhuar të mbështesë fermerët dhe njësitë agropërpunuese përmes politikave të prodhimit, agropërpunimit dhe Skemës Kombëtare të Naftës, ku gjatë këtij viti 1/3 e fermerëve që kultivojnë grurë kanë aplikuar për naftë falas.
Në eventin kushtuar kësaj feste ishte i pranishëm Presidentit i Republikës, Bajram Begaj, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, dhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Kategori