10
JulMinistrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj së bashku me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe kryetarin e Bashkisë së Malësisë Madhe, Tonin Marinaj morën pjesë në procesin e hedhjes së rreth 40 mijë rasate krapi të prodhuara nga organizata e menaxhimit të peshkimit në Shkodër në kuadër të projektit "Programi i Granteve të Vogla të Fondit Global për Mjedisin".
Kjo nisëm e Ministrisë së Bujqësisë synon pasurimin dhe ripopullimin e kësaj pasurie natyrore duke mbështetur peshkimin artizanal në liqenin e Shkodrës.
"Jemi duke përgatitur edhe hedhjen e rasatit të Blinit dhe të ndërtimit të qendrës për prodhimin e rasateve për të rivitalizuar jetën peshkore në këtë liqen kaq të rëndësishëm për ekonominë familjare", tha Denaj.
Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për t'i dhënë këtij ekosistemi të rëndësishëm mbështetjen e nevojshme, për zhvillimin e mëtejshëm të Ekonomisë Blu.