04
OctPërfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural morën pjesë në Konferencën Rajonale për Parandalimin e Mbetjeve Ushqimore që u zhvillua në Budapest, Hungari.
Ky event u organizua falë bashkëpunimit të FAO-s me qeverinë hungareze, ku bëri bashkë shtetet anëtare të BE-së dhe vendet jo-anëtare nga Evropa dhe Azia Qendrore për të harmonizuar përpjekjet në reduktimin e mbetjeve ushqimore.
Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare, zhvillimi i infrastrukturës për riciklim dhe kompostim, rëndësia e edukimit dhe ndërgjegjësimit publik, si edhe mbështetja nga qeveritë, që kanë në plan të integrojnë edukimin mbi mbetjet ushqimore në kurrikulën shkollore dhe të zhvillojnë fushata ndërgjegjësuese.
Konferenca synoi nxitjen e ndarjes së rasteve të suksesshme dhe përmirësimin e kapaciteteve kombëtare përmes strategjive të integruara dhe ndërhyrjeve të synuara ndaj konsumatorëve.