Informacion për publikun - Portali i Fermerit

08

Nov

Informacion për publikun


Vijon procesi i vaksinimit falas, për kafshët bujqësore nga Shërbimi Veterinar. Për vitin 2024, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka marrë nëdorëzim dhe shpërndarë në Drejtoritë Rajonale Elbasan, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë 131,000 dozë vaksina kundër Sëmundjes së Plasjes (Anthrax) ne zonat ku ka pasur raste,po realizohet gjurmimi i Turbekulozit ne te gjithe kreret e gjedhit ne te gjithe vendin,jane realizuar dy faza te gjurmimit te brucelozes ne gjedhe dhe gjate muajit nentor po zhvillohet dhe faza e trete me dergimin e kampioneve ne laborator.Gjithashtu jane shperndare 300,000 dozë vaksina REV-1 (ocurev) për te aplikuar për imunizimin ndaj sëmundjes së brucelozës në ruminantët evegjël: dhen dhe dhi. Është në proces administrimi i profilaksisë veterinare për të dyja sëmundjet, me ecuri si më poshtë: - 45,3 % e totalit, me vaksinimin e të gjitha kafshëve bujqësore në vatrat e Plasjes; - 1, 400 dozë vaksina REV-1 në të imta, në rang vendi. -Gjurmimi TBC ne rang kombetar deri me tani eshte realizuar ne 49189 krere.

Kategori