Influenca Aviare- Përditësim informacioni - Portali i Fermerit

07

Jan

Influenca Aviare- Përditësim informacioni


Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon publikun mbi situatën e sëmundjes së Influencës Aviare se jane marrë të gjitha masat për kontrollin dhe monitorimin e fermave të ndodhura në zonat e mbrojtjes (3 kilometër) dhe atë të mbikqyrjes (10 kilometër) nga vatra e shpërthimit të sëmundjes prej datës së konfirmimit të infeksionit 28.12.2024, në Fshatin Cekrez-Morinë, Njësia Administrative Zall Herr.

Sektori veterinar i Qarkut Tiranë ka kontrolluar me anë të 11 grupeve të kontrollit ditor, Njësitë Administrative dhe Fshatrat e vendosura nën mbikqyrjen veterinare, duke bërë të mundur identifikimin e menjëhershëm të një rasti të ri në Paskuqan, në datën 06.01.2025. Ferma e oborrit familjar me 10 krerë shpendë është kontrolluar pa vonesë dhe janë marrë masat për analizimin laboratorik me metodën konfermatore RT-PCR, e cila ka konfirmuar praninë e vitusit të Influencës Aviare të nëntipit H5N1. Është kryer eleminimi dhe asgjësimi i sigurt i shpendëve të fermës sipas procedurave sanitaro-veterinare, si dhe është kryer desinfektimi rigoroz i mjediseve dhe mjeteve të kontaktit me shpendët.

Sektori Veterinar i Qarkut Vlorë menjëherë pas konfirmimit të rezultatit pozitiv nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë për sëmundjen e Influencës Aviare, të nëntipit H5N1 në shpendë të egër të ngordhur, në zonën bregdetit të Plazhit të Vjetër të Vlorës, në datë 05.01.2025 ka marrë të gjitha masat për kontrollin dhe monitorimin e situatës. Cdo ditë 7 grupe pune në terren për monitorimin e situatës dhe gjurmimin e hershëm të infeksionit kanë vijuar kontrolle përgjatë vijës bregdetare, duke përfshirë zonën nga Tuneli i Ujit të Ftohtë deri në Zvernec, përvec Lagunës së Nartës; Lagunës së Novoselës; Plazhit të Vjetër; Orikumit; Lagunës së Butrintit; Lagunës së Karavastasë dhe Semanit. Si rezultat i intensifikimit të monitorimit, po në datë 05.01.2025 ora 20:00, Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Vlorë ka njoftuar për 5 shpendë të tjerë egër dhe të ngordhur , të gjendur në bregdetin e Plazhit të vjetër, të cilët mendohen se janë sjellë nga vala dhe mund të kenë ngordhur disa ditë më parë. Tre karkasa tepër të demtuara u groposën menjëherë sipas procedurave të përcaktuara, ndërsa dy karkakasa u dërguan në datë 06.01.2025 për analiza në Laboratorin e Referencës - ISUV, të cilat rezultuan pozitive me Influencë Aviare, nëntipi H5N1.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, përveç intensifikimit të kontrolleve ka komunikuar në mënyrë te vazhdueshme me Autoritetet vendore të Zonave të Mbrojtura, Pushtetit Vendor, Policisë së Shtetit dhe Njësive të Kujdesit Shëndetësor, për informacion dhe monitorim të ndërsjelltë.

Instituti i Shëndetit Publik ka kryer kontrollin dhe marrjen e kampioneve nga njerëz në vatrat dhe zonat e kontaktit, të cilat deri më tani kanë rezultuar negative.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka mbledhur në mënyrë ditore Qendrën Kombëtare të Krizës me përfaqesues nga Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Brendëshme dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, për një koordinim të procesit në rrugë ndërinstitucionale.
Janë në fuqi Urdhrat e menjëhershëm të Ministrit, sipas rasteve të konfirmimit të sëmundjes Nr. 02 Prot, datë 06.01.2025 dhe Nr. 04 Prot. 07.01.2025 për "Marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së Influencës Aviare në shpendë të egër dhe të butë, në mjedisët e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla" ku ndalohet:
1. Shitja dhe tregtimi i shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në territorin e:
- Njësisë Administrative Vlorë;
- Njësisë Administrative Qendër;
- Njësisë Administrative Shushicë;
- Njësisë Administrative Orikum;
- Njësisë Administrative Kotë;
- Njësisë Administrative Paskuqan;
- Njësisë Administrative Dajt;
- Njësisë Administrative të Qytetit Tiranë;
- Njësisë Administrative Farkë;
- Njësisë Administrative Bërxull;
- Njësisë Administrative Vaqarr;
- Njësisë Administrative Kashar;
- Njësisë Administrative Kamëz;
- Njësisë Administrative Zall Herr;
- Njësisë Administrative Zall Bastar.
2. Lëvizja e shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla në territorin e:
- Njësisë Administrative Vlorë;
- Njësisë Administrative Qendër;
- Njësisë Administrative Shushicë;
- Njësisë Administrative Orikum;
- Njësisë Administrative Kotë;
- Njësisë Administrative Paskuqan;
- Njësisë Administrative Dajt;
- Njësisë Administrative të Qytetit Tiranë;
- Njësisë Administrative Farkë;
- Njësisë Administrative Bërxull;
- Njësisë Administrative Vaqarr;
- Njësisë Administrative Kashar;
- Njësisë Administrative Kamëz;
- Njësisë Administrative Zall Herr;
- Njësisë Administrative Zall Bastar.

Lejimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë sipas tabelës 4, të shtojcës 5, të Urdhrit Nr. 177, datë 28.3.2023 "Për miratimin e Programit Kombëtar të Mbikqyrjes së Influencës Aviare", vetëm me autorizim të veterinerit zyrtar për në thertore, pasi është kryer testi i PCR-së dhe shpendët kanë rezultuar negativë ndaj Sëmundjes së Influencës Aviare dhe janë të shoqëruar me certifikatën shëndetësore të lëvizjes së shpendëve, në territorin e:
- Njësisë Administrative Vlorë;
- Njësisë Administrative Qendër;
- Njësisë Administrative Shushicë;
- Njësisë Administrative Orikum;
- Njësisë Administrative Kotë;
- Njësisë Administrative Paskuqan;
- Njësisë Administrative Dajt;
- Njësisë Administrative të Qytetit Tiranë;
- Njësisë Administrative Farkë;
- Njësisë Administrative Bërxull;
- Njësisë Administrative Vaqarr;
- Njësisë Administrative Kashar;
- Njësisë Administrative Kamëz;
- Njësisë Administrative Zall Herr;
- Njësisë Administrative Zall Bastar.

Intensifikimin e mbikqyrjes së popullatave të shpendëve të egër, vecanërisht ato të ujit, si dhe monitorimin e mëtejshëm për zogj të ngordhur ose të sëmurë në tërritorin e:
- Njësisë Administrative Vlorë;
- Njësisë Administrative Qendër;
- Njësisë Administrative Shushicë;
- Njësisë Administrative Orikum;
- Njësisë Administrative Kotë;
- Njësisë Administrative Paskuqan;
- Njësisë Administrative Dajt;
- Njësisë Administrative të Qytetit Tiranë;
- Njësisë Administrative Farkë;
- Njësisë Administrative Bërxull;
- Njësisë Administrative Vaqarr;
- Njësisë Administrative Kashar;
- Njësisë Administrative Kamëz;
- Njësisë Administrative Zall Herr;
- Njësisë Administrative Zall Bastar.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i bën thirrje qytetarëve dhe fermerëve të evitojnë kontaktin me shpendë me shenja klinike, duke qenë se rruga e përjapjes së virusit është ajo nëpërmjet ajrit, rrjedhjeve apo manipulimit me shpendët e sëmurë.
Për cdo rast dyshimi njoftoni pa vonesë në numrin e gjelbër 08003366.

Kategori