Ministrja Denaj: Kthimi i mbetjeve të gjelbra në pleh organik, të ardhura shtesë për pushtetin vendor - Portali i Fermerit

15

Jan

Ministrja Denaj: Kthimi i mbetjeve të gjelbra në pleh organik, të ardhura shtesë për pushtetin vendor


Kompostimi i mbetjeve të gjelbra bën të mundur që riciklimi dhe administrimi i mbetjeve urbane të kthehen në një pasuri dhe jo në një problem për komunitetin e kësaj zone.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj takoi fermerë të zonë së Cërrikut, ku theksoi rëndësinë e kthimit të mbetjeve të gjelbra në pleh organik.
Sipas Denaj, kompostimi është një proces që ul sasinë e mbetjeve, duke përmirësuar mjedisin dhe duke i shërbyer komunitetit pasi kthen në pleh organik mbetjet me prejardhje bimore dhe shtazore.

"Mbetjet e gjelbra nuk mbeten më si papastërti rrugëve, po kthehen në pleh organik duke rritur cilësinë e prodhimeve të fushës, ulur kostot e grumbullimit dhe volumin e mbetjeve të depozituara në pikën fundore, si edhe krijojnë të ardhura shtesë për pushtetin vendor", u shpreh ajo.
Me anë të kompostimit ulet volumi i mbetjeve që menaxhohet nga bashkia, dhe njëkohësisht bashkia krijon të ardhura përmes shitjes së plehut organik që krijohet.
Së fundi Bashkimi Europian mbështet zhvillimin e ekonomisë Qarkulluese në Shqipëri, si një sektor kryesor për të ardhmen e qëndrueshme të vendit.
Projekti mbështet tranzicionin drejt një ekonomie rrethore dhe rritjes së gjelbër në Shqipëri nëpërmjet një kuadri rregullator të përmirësuar, me kapacitete institucionale të forcuara dhe duke ofruar modele të gjelbra të biznesit.

Aksioni mbështet Qeverinë e Shqipërisë (QSH) në arritjen e objektivave kyç në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe rritjes së gjelbër ekonomike, konkretisht, përshpejtimin e transformimit në një ekonomi rrethore, përmirësimin e efikasitetit të energjisë, kontributin në krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e shëndetit të qytetarëve.

Kategori