Ministrja Denaj me homolugun gjerman Ozdemir: Shkëmbim i eksperiencave për bujqësi të qëndrueshme - Portali i Fermerit

19

Jan

Ministrja Denaj me homolugun gjerman Ozdemir: Shkëmbim i eksperiencave për bujqësi të qëndrueshme


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndodhet në Berlin të Gjermanisë, ku mori pjesë në takimin tradicional të fillimvitit të "Javës së Gjelbër" me ftesë ministrit gjerman të Bujqësisë, Cem Ozdemir.

"Kënaqësi të isha në pritjen e ministrit gjerman të Bujqësisë, Cem Ozdemir në kuadër të aktiviteteve të Javës së Gjelbër, ku bashkë me kolegë nga vende të rajonit diskutuam mbi sfidat në bujqësi", u shpreh Denaj.

Denaj bëri të ditur se, në fokus të diskutimeve ishin temat nga ndryshimet klimatike deri te kërkesat e tregut global.
"Gjithashtu, diskutuam mundësitë për rritjen e sektorit dhe inovacionit", tha Denaj
Ministrja vlerësoi bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave më të mira mes vendeve në fushën e bujqësisë si një hap që i shërben zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit, teksa vuri theksin në potencialet që bart bujqësia shqiptare për investimet e huaja.

"Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave midis vendeve tona, do të bëjë një bujqësi të qëndrueshme, me rritje të prodhimit dhe e përgatitur për të ardhmen", deklaroi Denaj.
Në aktivitetet e niveli tët lartë që mbahen në kuadër të Javës së Gjelbër, që zhvillohet në Berlin të Gjermanisë, marrin pjesë lider nga vende të ndryshme të botës, investitorë dhe sipërmarrës të kompanive të mëdha botërore që operojnë në fushën e zhvillimit të bujqësisë, si dhe ministra e zyrtarë të lartë nga shtete të ndryshme.

Kategori