Denaj në Konferëncën e FAO: Digjitalizimi dhe inovacioni në bujqësi do të rrisë cilësinë dhe prodhimin në vendet tona - Portali i Fermerit

15

May

Denaj në Konferëncën e FAO: Digjitalizimi dhe inovacioni në bujqësi do të rrisë cilësinë dhe prodhimin në vendet tona


Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, mori pjesë në Konferencën së 34-t Rajonale të FAO-s, që po mbahet në Romë nga datat 14-17 maj 2024.
Gjatë fjalës së saj të mbajtur në sesionin e 2 të kësaj Konference, ministrja Denaj prezantoi Strategjinë tonë për zhvillimin e bujqësisë, ndërsa u fokusua të tre çështje kryesore si, ngritja e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës, implementimi i projekteve të FAO dhe BB, si dhe futja e kurrikulave në edukimin profesional për marrjen e njohurive për risitë në teknologjinë bashkëkohore, që janë nisma mjaft të rëndësishme që po vihen në zbatim.
Për të filluar me projektin e FAO-s i cili fillon shumë shpejt, do të krijojë një platformë të re për fermerët, që do të jetë çelësi për prespektivën e tyre ekonomike, por edhe aktivitetet në detyrat e tyre të përditshme. Pra, ne po punojmë edhe për infrastrukturën dhe shpërndarjen e informacionit, ku ne projektojmë të ardhmen tonë të afërt, tha Denaj.
Ajo theksoi se dy komponentë që po startojnë janë nga njëra anë do të zhvillojmë strategjinë kombëtare digjitale për bujqësinë dhe një plan veprimi, i cili do të jetë një oportunitet për të marrë përvojat e shteteve të tjera dhe për t'i përshtatur në vendin tonë. Kjo strategji mund të jetë një mjet efektiv për politikëbërjen. Ndërsa komponenti i dytë përveç Portalit të Fermerit, i cili lidhet drejtëpërdrejt me shpërndarjen e informacionit tek fermerët është fakti që ne do të bashkëpunojmë gjithashtu edhe me ILO-n mbi edukimin. Ne kemi programuar veten tonë në një proces ku edukimi profesional merr shumë njohuri për risitë në teknologjinë sot. Kështu, që kurrikula e edukimit profesional do të ketë njohuri mbi të gjitha përvojat e shkëmbyera jo vetëm në këtë tryezë, por edhe në ato të vendeve të tjera që janë të përshtatshme edhe me ne, tha Denaj.
Ministrja vlerësoi si mjaft të rëndësishëm fillimin e një projekti në bashkëpunim me Bankën Botërore, të quajtur Qëndrueshmëria ndaj klimës dhe zhvillimi i bujqësisë, nëpërmjet të cilit, sipas Ministres, synohet modernizimi i skemave të ujitje- kullimit në dy zona bujqësore të rëndësishme të Shqipërisë, të cilat do jenë projekte pilot dhe do të shërbejnë si shembuj për zonat e tjera se çfarë do të jetë më eficiente, më pak e kushtueshme dhe sisteme më të mira ujitje-kullimi në Shqipëri duke tejkaluar sistemet e vjetra të ndërtuara para viteve '90-të.
Konferenca e 34-të Rajonale e FAO-s, mblodhi bashkë 53 anëtarët e FAO-s në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, si dhe përfaqësues të fondeve të Kombeve të Bashkuara, programeve dhe agjencive të specializuara. Ministrat pjesëmarrës të kësaj konference ndanë idetë për ruajtjen e biodiversitetit bujqësor dhe përmirësimin e qeverisjes efikase të ujit në kohë ndryshimesh klimatike dhe sfidave të shumta. Në këtë konferencë morën pjesë vëzhgues nga sektorët ndërqeveritar dhe joqeveritar, kërkimi dhe akademia, sektori privat dhe shoqëria civile.

Kategori