"Ekonomia Blu", Italia akordon 25 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës së peshkimit - Portali i Fermerit

01

Aug

"Ekonomia Blu", Italia akordon 25 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës së peshkimit


Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit projektvendimin që synon zhvillimin e "Ekonomisë Blu".

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në komunikimin publik pas mbledhjes së qeverisë, tha se, "qeveria shqiptare është në një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë italiane, që do të mundësojë një financim prej 25 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës së peshkimit në vendin tonë".

Sipas Denajt, përmes këtij financimi "do të investojmë jo vetëm në përmirësimin e kushteve për peshkimin artizanal, por edhe në ngritjen e markatave të reja për produktet peshkore".

Ajo shprehu bindjen për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvend, brenda këtij viti me qëllim zbatimin e investimeve të rëndësishme në sektorin e peshkimit.

Kategori