16
SepQendrat e Teknologjive Bujqësore, janë baza për orientimin e fermerëve për të rritur rendimentin dhe garantuar cilësinë e produkteve bujqësore. Ato u vijnë në ndihmë fermerëve nëpërmjet gjetjeve inovative dhe më efikase duke sjellë përfitime në disa drejtime për ta.
Në kuadër të përfundimit të projektit "Itinerare të Gjelbra për Blegtorinë Shqiptare" (IVEA), mbështetur nga qeveria franceze, Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, Ambasadorja e Francës, Catherine Suard, Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, ekspertë e përfaqësues të bujqësisë të zonës, zhvilluam një vizitë informuese në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Korçë.
Qendrat e Tranferimit të Teknologjisë Bujqësore si institucione kërkimore dhe shkencore në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, merren me identifikimin, testimin, përshtatjen dhe futjen e metodave dhe materialeve te reja në praktikat bujqësore e blegtorale.
Për afro 3 vjet kjo qendër në bashkëpunim me Institutin e Blegtorisë në Paris, realizoi projektin, i cili ka sjellë perfitime për fermerët e qarkut Korçë si:
krijimin e një bërthame të re racore në drejtim të prodhimit të mishit; instalimin e paneleve fotovoltaike që shërbejnë për prodhimin e energjisë elektrike dhe përmirësimin e kullotës; instalimin e tankut ftohës për ruajtjen e qumështit me panele diellore; instalimin e impiantit të bio gazit nga trajtimi i plehut të gjësë së gjallë; instalimin e filtrit që shërben për trajtimin e ujrave të bardha që dalin nga dhoma e qumështit; instalimi i "bariut elektrik" i cili shërben mbarështimit të kafshëve, rritjes së prodhimit në blegtori, duke respektuar mjedisin për një shfrytëzim sa më të mirë të kullotave, si dhe duke iu përshtatur ndryshimeve klimaterike; mundësimin me një pajisje inovatore me video-asistencë për insiminimin artifcial apo edhe ofrimin e trajnimeve të specialistëve dhe fermerëve të qarkut tonë, për përdorimin e teknoligjive të reja të mbarështimit të kafshëve, etj.
Të gjitha këto investime shërbejnë si njohuri dhe modele për aplikimin e teknologjive të reja në mbarështimin e kafshëve, duke iu ardhur në ndihmë të gjithë atyre fermerëve që duan të mbarështojnë bagëti race për prodhim qumështi dhe mishi.