Produktet organike shqiptare prezantohen në tregun ndërkombëtar, në panairin BIOFACH 2025 - Portali i Fermerit

13

Feb

Produktet organike shqiptare prezantohen në tregun ndërkombëtar, në panairin BIOFACH 2025


Shqipëria u përfaqësua me sukses në BIOFACH 2025, një nga panairet më të mëdha të produkteve organike në botë, duke prezantuar cilësinë dhe diversitetin e prodhimeve të saj përpara 35,000 vizitorëve nga mbi 130 vende dhe 2,500 ekspozues ndërkombëtarë.

Më 13 shkurt 2025, në kuadër të panairit, Ministri Federal i Ushqimit dhe Bujqësisë së Gjermanisë, z. Cem Özdemir, vizitoi stendën shqiptare, ku u njoh nga afër me produktet organike shqiptare. Ministri Özdemir u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Dritan Palnikaj, përfaqësues të AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve) dhe prodhues shqiptarë që promovuan produktet e tyre organike në pavionin kombëtar.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në BIOFACH 2025, e mundësuar nga AIDA, ITC dhe Swiss Import Promotion Programme (SIPPO), shënon një hap të rëndësishëm për promovimin e sektorit organik shqiptar dhe integrimin e prodhuesve vendas në tregjet evropiane.
11 kompani shqiptare përfaqësuan Shqipërinë në BIOFACH 2025 Në panair morën pjesë 11 kompani shqiptare, të cilat prezantuan një gamë të gjerë produktesh organike:
- Musai Olive Oil - Vaj ulliri premium
- Olivae Oleoteca- Vaj ulliri organik ekstra i virgjër
- Essential - Vajra esencialë natyralë
- Natural Herbal E.V.R. - Bimë medicinale dhe aromatike
- BioBes - Bimë medicinale dhe aromatike
- Ekoprod - Bimë medicinale dhe aromatike
- Albanian Herb - Bimë organike me vlera të larta ushqyese
- Vasilis Organic - Bimë organike
- Filipi Company
- Bidaj
- Herba Fructus Natyrore
Pjesëmarrja në panaire ndërkombëtare si BIOFACH 2025 ndihmon në forcimin e pozitës së Shqipërisë në tregun e produkteve organike, duke i hapur rrugën eksportit të produkteve vendase. Kjo përpjekje mbështetet edhe nga Ligji për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre, i miratuar vitin e kaluar, i cili përcakton rregulla të qarta sipas standardeve të BE-së. Ky ligj pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e eksporteve dhe në përfitimet ekonomike për fermerët shqiptarë. Lexo projektligjin këtu:

https://bujqesia.gov.al/wp-content/uploads/2024/08/Projektligji-final.docx

Kategori Sherbime