Rikonstruktohet hidrovori i Akernisë, elektropomat prej 40 vitesh zëvendësohen me ato të gjeneratës së fundit - Farmer Portal

22

Jun

Rikonstruktohet hidrovori i Akernisë, elektropomat prej 40 vitesh zëvendësohen me ato të gjeneratës së fundit


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj së bashku me kryetarin Ermal Dardha, vizituan në Vlorë hidrovorin e Akerninës i cili ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të saj.

Një investim me vlerë rreth 150 milion lekë, që do të garantojë kullimin e rreth 4,600 ha tokë duke i shërbyer tokës bujqësore, por edhe gjithë infrastrukturës bashkëkohore që po ndërtohet , sidomos me aeroportin e Vlorës .

Elektropompat e vjetra prej 40 vitesh kishin humbur ndjeshëm kapacitetin e largimit të ujit duke e zëvëndësuar me elektromekanikën e gjeneratës së fundit.

Teknologjia e re e pompave kursejnë deri në 50 mijë lekë për metër/kub ujë , duke e bërë hidrovorin më efikas dhe ekonomik.
Ky investim i inaguruar është një tjetër hap përpara në përmirësimin e sistemeve të hidrovoreve në Shqipëri, duke ndihmuar zhvillimin e zonës dhe përmirësimin e kushteve për komunitetin.