14
MarMinistrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, ka uruar të gjithë
shqiptarët për festën e 14 Marsit, gjatë vizitës që zhvilloi në panairin e
hapur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë me rastin e Ditës
së Verës.
Nga ky panair Denaj deklaron se cilësia e produkteve shqiptare është
rritur dhe në këtë kuadër ajo shprehet se tregjet e krijuara me
mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe ato ndërkombëtare do të jenë
një akses edhe për turistët e huaj.
Gëzuar këtë ditë të bekuar të verës. Ardhtë i mbarë dhe me bereqet.
Është ditë shumë e bukur, plot me aktivitete. Ministria e Bujqësisë
përfaqësohet me qendrat e saj të cilat realizojnë paralelisht produkte
bujqësore dhe jemi këtu për ti tregtuar dhe t'i bëjmë shqiptarët të
blejnë shqip.
Jam krenare që ky ndërgjegjësim është rritur falë dhe cilësisë së
produkteve shqiptare të cilat sot kanë çarë tregjet ndërkombëtare dhe
po konkurrojnë gjerësisht në vendin tonë.
Shumë mbarësi të gjithëve që punojnë dhe lidhen në një zinxhir
vlerash, produktesh dhe ekonomie shkalle, u shpreh Denaj.
Sa i takon aktiviteteve, duhet të zhvillohen përtej ditës së verës. Duhet
të jemi gjithmonë me të gjithë konsumatorët, fermerët, blegtorët për
të mundësuar një shitje në tregjet tona, qoftë ato të krijuara me
mbështetjen e qeverisë ashtu edhe me partnerët ndërkombëtarë që jo
pak kanë krijuar tregje në gjithë Shqipërinë dhe do jenë aksese dhe për
turistët e këtij viti që besoj 14 milionëshin e kapim pa frikë, tha Denaj.